29 MARS MARCH 2014
20:00 SALLA E KUQE RED HALL

DINO IMERI
PIANO (MAQEDONI / MACEDONIA)

30 MARS MARCH 2014
20:00 SALLA E KUQE RED HALL

FILHARMONIA E KOSOVËS
KOSOVO PHILHARMONY

XHAFER XHAFERI
VIOLINË VIOLIN
(MAQEDONI - GJERMANI / MACEDONIA - GERMANY)
NITA GRUBI
PIANO (MAQEDONI / MACEDONIA)
TOSHIO YANAGISAWA
DIRIGJENT CONDUCTOR (JAPONI / JAPAN)

1 PRILL APRIL 2014
20:00 SALLA E KUQE RED HALL

AISHA ORAZBAYEVA
VIOLINË VIOLIN (KAZAKISTAN - BRITANI E MADHE /
KAZAKHSTAN - GREAT BRITAIN)

2 PRILL APRIL 2014
20:00 SALLA E KUQE RED HALL

FIDAN OSMANI
KLARINETË CLARINET (KOSOVË / KOSOVO)
SCOTT FAIGEN
PIANO (SHBA / USA)

3 PRILL APRIL 2014
21:00 BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS
NATIONAL LIBRARY OF KOSOVO

VISAR KUÇI
VIOLINË VIOLIN (KOSOVË / KOSOVO)

4 PRILL APRIL 2014
21:00 TEATRI KOMBËTAR NATIONAL THEATRE

MARIGONA QERKEZI
SOPRAN SOPRANO (KOSOVË / KOSOVO)
SIMON DESPALJ
PIANO (KROACI / CROATIA)

5 PRILL APRIL 2014
19:00 SWISS DIAMOND HOTEL - SALLA 'DYAR'
SWISS DIAMOND HOTEL - 'DYAR' HALL

SIRIN PANCAROGLU
HARPË HARP (TURQI / TURKEY)

5, 6 PRILL APRIL 2014
21:00 TEATRI ODA
ODA THEATRE

ELINA DUNI
(SHQIPËRI - ZVICËR / ALBANIA - SWITZERLAND)
VLASHENT SATA
SHQIPËRI - FRANCË / ALBANIA - FRANCE)

8 PRILL APRIL 2014
20:00 SALLA E KUQE RED HALL

JOJA WENDT
PIANO (GJERMANI / GERMANY)

Po takohemi sërish. Në harkun kohor prej nëntë vjetësh, festivalin DAM më së miri do e përkufizoja përmes vargjeve të Alban Fejzës të shkëputura nga libri 'Brum':

jam metamorfozë pas metamorfoze.
ndryshoj më shumë se gjërat që ndryshojnë dhe përsëriten
më shpesh se sekonda e orës së prishur pa mundësi fiksimi...

Festivali ndryshon, por e ruan esencën, ani pse ndryshimi është evident. Kështu e kam ndier këtë herë festivalin, të cilin do ta nisim me “bardhë e zi”, titulli i veprës së porositur enkas për këtë edicion. E kompozuar nga Memli Kelmendi, “Bardh e zi” është veç një prej 30 veprave muzikore që do të interpretohen sefte në skenën e Dam-it. Nga bardh e zi, festivalit ngjyrë do t'i japin: pianisti i talentuar nga Maqedonia Dino Imeri, violinistja inventive Aisha Orazbayeva, klarinetisti Fidan Osmani, flautistja dhe sopranoja e cila nuk lë askënd indiferent Marigona Qerkezi, violisti i suksesshëm Xhafer Xhaferi, kantautori Vlashent Sata dhe pianistja e talentuar Nita Grubi, e cila këtë vjen në DAM si laureate e çmimit 'Pianisti i ri'. Dam-in këtë vit me pjesëmarrjen e tyre e nderojnë edhe dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa, pianisti amerikan i cili koncertoi në mbi 40 vende të botës Scott Faigen, dirigjenti dhe pianisti kroat Simon Despalj, harpistja kryesore e Turqisë Sirin Pancaroglu dhe pianisti gjerman Joja Wendt, emri i së cilit mund të përdoret edhe si sinonim për instrumentin në të cilin luan. Ngjyrë origjinale Dam-it do t'i jap edhe performanca e xhaz këngëtares Elina Duni me projektin e saj 'Muza e zezë', i cili reflekton jetën dhe gjithë nuancat e saj. Falënderimi special i takon të gjithë atyre që i rrinë afër këtij festivali, institucioneve dhe kompanive që e mbështetën e posaçërisht i jam mirënjohës një personaliteti i cili privatisht e mbështeti këtë festival më shumë se çdo kush tjetër e megjithatë më kërkojë që donacionin e tij ta mbajë në heshtje. Falenderim të veçantë i dedikojë edhe publikut i cili mbështet gjithmonë këtë ngjarje. Ky festival është dhuratë për ju.

Sinqerisht
Dardan Selimaj
Drejtor i festivalit

We are meeting again. In the nine years circle of time, the best way I would describe the DAM festival is by using the verses taken from Alban Fejzas's book “Brum”:

I am metamorphose after metamorphosis.
Happens to change more than things twist and repeat
often than a broken clock’s second not being able to get fixed.

The festival changes, but it preserves its essence, though the change is evident. This is how I felt this time about the festival, which we will start with “black and white”, the title of an act that was especially commissioned for this edition. Composed by Memli Kelmendi, “Black and White” is just one of the 30 musical pieces, which will be performed for the first time on the stage of DAM. From “black and white” the festival will be coloured by the talented pianist from Macedonia Dino Imeri, the inventive violinist Aisha Orazbayeva, the clarinettist Fidan Osmani, flutist and soprano who leaves nobody stay indifferent Marigona Qerkezi, successful violinist Xhafer Xhaferi, singer/songwriter Vlashent Sata and the young talented pianist Nita Grubi, who comes to DAM as a laureate of the prize 'Young pianist'. This year DAM is honoured with the presence of the conductor from Japan, Toshio Yanagisawa, American pianist who performed in more than 40 countries around the world, Scott Faigen, Croatian pianist and conductor, Simon Despalji, Turkish lead harpist, Sirin Pancaroglu and German Pianist, Joja Wendt, whose name can be used as a synonym for the instrument he plays. The DAM will be also given original colour, by the performance of jazz singer Elina Duni with her project “Muza e zezë" (Black Muse) that reflects life and all its nuances. The special thankfulness goes to all who stay close to this festival, institutions and companies that support it, and I am especially grateful to an individual who privately supported this event, but asked to keep his contribution silent. A special thanks to the audience who always support this event. This festival is a gift to you all.

Sincerely
Dardan Selimaj
Festival director

PHONE

+377 (0) 44 555 404

EMAIL & WEBSITE

info@damfest.com
www.damfest.com

NA SHKRUAJ WRITE US